
Ka filluar stërvitja e rezervistëve, të përfshirë në mobilizimin e pjesshëm të shpallur nga Presidenti rus Vladimir Putin, ku janë rekrutuar trupa të reja për t’u dërguar në Ukrainë.
Një fakt i tillë u njoftua nga Ministria ruse e Mbrojtjes duke shpjeguar se stërvitja është duke u zhvilluar në të gjithë Rusinë, duke përfshirë rajonin e Rostovit në kufirin me Ukrainën, gadishullin e Krimesë të aneksuar me referendum në vitin 2014 dhe në Kaliningrad.
Ndërkohë, këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko, ka paralajmëruar se autoritetet ruse po mbledhin të dhëna për banorët e qytetit për të nisur mobilizimin masiv. Këshilltari i kryebashkiakut tha se procesi i rekrutimit mund të nisë që më 10 tetor.
Dje, më 27 shtator, lëvizja jonë e rezistencës kishte akses në dokumentet e autoriteteve pushtuese të Mariupolit, të cilat dëshmojnë për fillimin e mbledhjes së të dhënave të njerëzve për krijimin e listave për mobilizim deri më 10 tetor.
Jemi të sigurt se kjo nismë do të zbatohet për të gjitha territoret e pushtuara që do të aneksohen.
Sipas Andryushchenko, Rusia beson se nëse njerëzit e Mariupolit duan “të bashkohen me familjen e madhe ruse”, atëherë ata duhet të mobilizohen për luftë së bashku me rusët.



