KAS hedh poshtë pretendimet e PD-LSI për pavlefshmëri të votave në Gjirokastër

KAS hedh poshtë pretendimet e PD-LSI për pavlefshmëri të votave në Gjirokastër

Komisioni  i Ankimimeve dhe Sanksioneve  ka hedhur poshtë pretendimin e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.

Ky vendim u mor me shumicë votash, 3-2. Anëtarët kundër rrëzimit ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Pretendimet e hedhura nga palët lidhen me pavlefshmërinë e votave në qarkun Gjirokastër.

Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, për rrjedhojë edhe shpalljen të pavlefshëm të rezultatit në të gjithë qarkun.

Ndërsa përfaqësuesi i PD, Marash Logu, tha se ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi, në bashkëpunim me Aranit Arapin dhe Ermir Gërxhanin, kishin ngritur një strukturë kriminale të blerjes së votave, përmes parave, ndihmave, por edhe kërcënimeve.

Kreshnik Merxhani, kandidati i pavarur në Gjirokastër tha se “është provuar me pamje filmike që anëtarët e grupit të numërimit, në bashkëpunim edhe me anëtarë të KZAZ, kanë ndërhyrë në tjetërsimin e votës”.

“Për këtë manipulim ka pasur një miratim në heshtje e anëtarëve të KZAZ, e vërtetuar shumë qartë nga pamjet filmike”.

Partitë opozitare kërkonin që në Qarkun e Gjirokastrës të kishte rinumërim dhe rivotim, por diçka e tillë u hodh poshtë me tri vota pro dhe dy kundër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy