
Do t’i mbijetojmë sanksioneve. Pas vitit 2014, mësuam që të mbështetemi te vetja.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë një interviste për Russia Today.
Masat që Presidenti dhe qeveria po përgatisin do të shpallen së shpejti dhe janë vetëm fillimi i politikës sonë në përpjekje për t’u përshtatur me situatën. Ajo që ndodhi së fundmi me sanksionet është me të vërtetë e paprecedentë. Edhe nëse situata aktuale është shumë ndryshe nga viti 2014, nëse ka iluzione në të cilat një ditë do të mund të mbështetemi përsëri te partnerët tanë perëndimorë, ky iluzion nuk është më i pranishëm. Ne e dimë se duhet të kemi aleatë që duan të jenë në anën tonë.
Lavrov shtoi se Rusia kurrë nuk ia ka mbyllur derën Perëndimit, por ishin ata që e mbyllën atë, duke përsëritur gatishmërinë e tij për të “bashkëpunuar me të gjithë ata që janë të gatshëm ta bëjnë këtë në bazë të respektit të ndërsjellë”.
Vendet në lindje të Rusisë, tha ai, janë shumë më të gatshme të veprojnë mbi këtë bazë.



