Inceneratori i Tiranës, Xama: Bashkia Tiranë po thellohet në shkelje me pagesat

Inceneratori i Tiranës, Xama: Bashkia Tiranë po thellohet në shkelje me pagesat

Gazetarja Ola Xama thotë se për këtë vit janë dhënë 10 milionë euro nga buxheti për inceneratorin e Tiranës, një incenerator i cili nuk ekziston.

Duke folur për MCN Economy, Xama deklaroi se Bashkia Tiranë për një çështje nën hetim është duke u thelluar në shkelje dhe duke paguar para në shkelje të kontratës.

Sipas saj, deri në muajin korrik janë paguar rreh 7 milionë euro, ndërkohë që transfertat janë intensifikuar në verë dhe nga korriku deri në shtator 3 milionë euro.

Do të përbënte lajm në një ambient lokal siç është Shqipëria pasi janë miliona euro të paguara për një incenerator për të cilin nuk është vënë asnjë tullë, ndërkohë që pagesat vazhdojnë për një vepër që prej një viti e disa muaj është sekuestruar nga prokuroria dhe janë arrestuar dhjetëra persona.

Dyshohen pronarët e inceneratorit të lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, si një aferë tërësisht korruptive.

Deri më sot, vetëm për vitin 2024 janë paguar 10 milionë euro, prej të cilave 7.1 milionë euro nga Bashkia Tiranë, pjesa tjetër nga Bashkia Vorë, Durrës, Kavajë dhe Kamëz.

Kemi pesë bashki që janë duke paguar një objekt që dyshohet se është një vepër korruptive.

Paguajnë tarifën 29 euro për ton incenerim, kur e dimë që aty incenerim nuk ka dhe mund ta zgjidhe vetëm drejtësia.

Bashkia e Tiranës i bën pagesat në kundërshtim të hapur me kontratën. Në total janë dhënë 72 milionë euro që nga 2017 deri sot, për një incenerator që nuk ekziston.

Ndërkohë kompania koncensionare pret fatura sikur blen asete.

Janë pesë bashki që paguajnë për inceneratorin e Tiranës, kemi pesë njësi vendore që paguajnë për të dhe një sërë drejtorish, ministri dhe Këshillin e Ministrave që ka nënshkruar kontratës, të cilat duhet të kenë parë letrat se çfarë impiantesh kanë hyrë për këtë vepër.

Është një ndër hetimet më të gjata për SPAK, çështja e hetimeve për incneratorin e Tiranës, një vepër e cila vazhdon të rrjedhë para, ndërkohë që prokuroria heton.

Argumenti që jepet është që inceneratori është sekuestruar dhe paratë janë të sigurta.

Por askush nuk e di nëse administratori i caktuar nga shteti është aq i aftë që t’iu rezistojë presioneve nga të gjitha anët.

Sa i takon inceneratorit të Tiranës, ish-ministri Lefter Koka është i ndaluar, ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, në kërkim ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në kërkim Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri si pronarë të inceneratorit dhe disa shtetas të huaj.

Kemi disa punonjës të kompanisë “Integrated”, një gazetar dhe të tjerë, por shumica janë në kërkim.

Ne shohim rolin e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit si dy njerëz që punojnë për politikanët.

Mërtiri ishte një llogaritar dhe jo ai që ka marrë miliona euro. Ai rrinte në radhë në QKB për të kryer regjistrime.

Ndër të tjera shtoi se përfituesit janë ata persona që përfitojnë nga inceneratori dhe logjika që pronarët e vërtetë janë Mërtiri dhe Zoto bie.

Ndërsa brenda kësaj afere, fshihet një aferë tjetër ajo që njihet si afera e depozitimit të dherave, Xama shprehet se duhet të ishte brenda funksionit të inceneratorit.

Sipas saj, në të kundërt zvarritja e hetimeve për dherat u lë kohë “kokave” dhe krijon hapësira që të largohen personat e përfshirë.

Afera e dherave nisi menjëherë me inceneratorin. Bashkia Tiranë mori vendim që koncensionari të merrte fitim nga çdo mbetje që derdhej dhera, çdo mbetje do depozitohej në landfill.

Për këtë askush nuk është kundër, se mbetjet patjetër e kanë vendin në landfillin e Tiranës.

Por kontrata i jepte të drejtë koncensionarit që të mblidhte këto mbetje, por nuk jepte tarifën.

Kujtojmë se që nga gushti 2023, inceneratori i Tiranës është vënë nën sekuestro dhe nën menaxhimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy