Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin antidrogë të zhvilluar në Elbasan gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
Aktualisht mësohet se janë vendosur 24 urdhra ndalimi. Ndërkohë në pranga kanë përfunduar 10 persona, tetë të tjerë janë arrestuar më herët.
Sakaq tetë persona janë ende të shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre.
Operacioni është ndërmarrë nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke u shtrirë paralelisht në disa zona të qarkut, përfshirë Prrenjasin, Librazhdin dhe qytetin e Elbasanit, si dhe bashki të tjera përreth.



