
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Vlorë. Gjatë takimeve me banorët, Basha vizitoi edhe një fabrikë vaji në Novoselë.
Ndër të tjera kreu i demokratëve premtoi se do të ketë mbështetje jo vetëm me kredi të buta, por edhe grante për industrinë agropërpunuese.
“Do të kemi lehtësira dhe mbështetje jo vetëm me kredi të lehta por edhe me grante për të mbëhstetur industrinë agropërpunuese. Duhet rrjeti agro përpunues që të mbështete njësoj si fermeri. Një në dy shqiptarë jeton në zonat rurale dhe i braktisur. Kësaj do ti japim fund.
Tani është koha ta bëjmë natën ditë. Asnjë fermer pa shpjeguar që 25 prilli është për ta, nuk është as për Ramën dhe Bashën. Tetë vjet u provua”, tha Basha.
Më tej ai garantoi se nuk do bëjë premtime por vetëm angazhime, ndërsa theksoi se plani për bujqësinë, do të jetë njësoj si Maqedonia e Veriut, njësoj si Kosova.
“Ai që premtoi 8 vjet, nuk i mbajti. Nuk ka premtime nga unë por angazhime. Të vish të premtosh në fushatë është e thjeshtë, ndaj nuk kanë më besim shqiptarët tek politika. Ai politikën e ka parë si instrument për të kapur pushtetin. Unë nuk vij me premtime, këto që ndava me ju janë pjesë e një plani, program i mirëmenduar dhe gjithçka është e lidhur në një të tërë.
Cili është plani për bujqësinë, njësoj si Maqedonia e Veriut, njësoj si Kosova. Nuk i mungon asgjë fermerit dhe agropërpunuesit shqiptar krahasuar me fermerin e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ju keni pasur qeverinë kundër dhe keni mbijetuar, imagjinoni nesër që qeverinë do e keni në krahë. Janë lekët tuaja, të buxhetit të shtetit”, tha kreu i PD.



