
Pjesa më e madhe e fermerëve që kanë aplikuar për skemën e grurit në Lushnjë, janë skualifikuar në fazën e fundit si pasojë e mungesës së faturave të blerjes së farës apo plehrave që përdoren në mbjellje. Data 16 dhjetor ishte afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve, mirëpo shumë prej aplikantëve nuk i kanë plotësuar kriteret e përfitimit.



