Sinner rikonfirmohet numri 1 në botë, mbron titullin në Australian Open

Sinner rikonfirmohet numri 1 në botë, mbron titullin në Australian Open

Tenisti italian Jannik Sinner është fitues i grand slam-it të Australian Open për meshkuj. Në finalen e luajtur në Melburn, ai mundi 3-0 (6-3, 7-6, 6-3) gjermanin Alexander Zverev.

Një ndeshje që vuri përballë dy tenistët më të mirë në botë aktualisht, me Sinner, numrin 1, që mbrojti titullin fituar vjet.

Ky është grand slam nr.3 në karrierë për tenistin italian. Sinner e dominoi ndeshjen, duke patur epërsi gjatë gjithë kohës. Zverev, që ende nuk ka fituar asnjë turne të madh në karrierë, rivalizoi vetëm në setin e dytë, por u detyrua të dorëzohet në “tie break”.

Ndeshja zgjati 2 orë e 40 minuta, me Sinner që tregoi se është jo rastësisht numri 1 në botë. Gjatë këtij turneu ai kaloi problemet shëndetësore dhe në fund niveli i tij ishte më lart se i rivalëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy