“India nuk do ta njohë Kosovën”

“India nuk do ta njohë Kosovën”

Kryeministri indian Narendra Modi do t’i japë përkrahje të plotë integritetit territorial të Serbisë, përkatësisht, “India në asnjë mënyrë nuk do ta njohë parësinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, transmeton Koha.net.

I pari i qeverisë serbe pas takimit me homologun indian ka theksuar se kjo përkrahje është shumë e rëndësishme për Serbinë, “marr parasysh se me siguri sërish do të ketë votime për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”.

“Do ta lusim që të jetë absolutisht kundër”, citon Tanjug Vuçiçin.

Ai ka shtuar se do të flasë edhe me kryetarin e Kenias, Uhuruo Keniata, të cilin po ashtu do ta lusë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.

“Kenia, me iniciativën e kryetarit, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ajo ka qenë e përmbajtur gjatë votimit në UNESCO”, ka thënë Vuçiç. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy