Analisti Ben Andoni, komenton koncertin e mbajtur mbrëmjen e kaluar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me praninë e qindra punonjësve të administratës nga rrethet, dhe thotë se kushdo ka qenë në pushtet e ka shfrytëzuar administratën dhe kështu do e shfrytëzojnë gjithmonë edhe ata në vijim.
Duke folur për MCN TV, Andoni deklaroi se edhe kur ndërrohen partitë në fuqi, është e ditur se çfarë pasojash ka administrata.
Nuk është aspak normale në momentin që nuk gjen dot shkresë zyrtare që t’i përcjell angazhime të tilla, ne mbetemi në kuadrin e konstatimit.
Është shqetësuese që njerëzit mblidhen me forcën e zotit Rama apo Berisha dhe jo probleme ekonomike. Ky është shqetësimi im i vërtetë. Nuk më bën përshtypje se e di që administrata shfrytëzohet prej kohësh.
Sa i takon mesazhit të Presidentit amerikan Joe Biden, për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ai deklaroi se ne nuk jemi te pjesa e aleancës kryesore të SHBA.
Por që kemi rëndësi për rajonin tonë kemi. Prej dy vitesh në Shqipëri po bëhen stërvitje, Shqipëria ka dy baza amerikane dhe një bazë në Kosovë, që është bazë e përkohshme.
Momenti kortezial i marrjes së një prononcimi nga Presidenti amerikan nuk ka rëndësi se kush është në pushtet, është mesazh për shqiptarët, duhet të ndajmë politikën nga shqiptarët.
Është fat i madh që kemi këtë konjukturë me SHBA, është shenjë e mirë, edhe pse nuk do më vinte mirë të shfrytëzohej nga politika.
Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim njëlloj se e ish-sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton, e cila dha siguri për sovranitetin e Shqipërisë dhe nëse është imponimi i ambasadës është shkelje e sovranitetit siç e lexon Sali Berisha, Andoni tha se nuk ka paralelizëm mes tyre.
Ambasadorja amerikane është një nëpunëse e nivelit të tretë ose katërt në DASH. Nuk mund të krahasohet forca e SHBA me një personazh në Shqipëri, as Berishën, as Metën, as Ramën.
Konjukturat e SHBA nuk janë të vendosura një herë e përgjithmonë. SHBA nëpërmjet mesazheve të tilla për pjesën e sovranitetit më shumë garantojnë paqe. Qenia e dy bazave amerikane shtuar dhe me ONM nuk është se e kemi sovranitetin e kulluar, për shkak të peshës specifike në rajon dhe peshës politike.
As Gjermania nuk arrin të ketë sovranitetin, se ka baza amerikane. Tek ne pjesa e sovranitetit është shumë lineare. Do doja një vend i cili të ishte shumë baraz larguar nga këto interesa, por kur dëgjoj Berishën nga njëra anë dhe Ramën nga ana tjetër ku secili i bën lavde SHBA, pjesa e hipokrizisë është në nivele shumë të larta. Kemi marrë jashtëzakonisht shumë nga SHBA, më e madhja është ndihma për Kosovën.
Nëse nuk do ishte SHBA dhe Britania e Madhe, Shqipëria me peshën që ka do e kishte të pamundur të përballonte invazionin serb në Kosovë.
Në kohën kur bëhej lufta në Kosovë, PD bënte luftë për të marrë pushtetin, ndërkohë që në Kosovë bëhej nami. Besoj se asistenca më e madhe e SHBA është për institucionet dhe sidomos për reformën në drejtësi, shpresojmë të japë frytet.
Nëse në të ardhmen. Do të mjaftojë që reforma në drejtësi të shkojë në kahun e duhur dhe kjo do jetë ndihma më e madhe.
Për aksionin e ri të Ilir Metës një ditë pas largimit nga Presidenca dhe ndryshimi i emrit të LSI në Partia e Lirisë, Andoni tha se ka një lloj paragjykimi për partinë e re.
Integrimi nuk shkon më se Partia Socialiste po mbahet fortë se pjesa e integrimit u krye gjatë mandatit të tyre. Nëse nuk ka demokraci të brendshme në parti, sot e kësaj dite nuk kemi rezultate të bashkimit në PD, përveç pjesës që mbahet te grupi i rithemelimit te Berisha, pjesa tjetër është out.
Te LSI nuk mund të bëhen zgjedhje për pak sekonda. Nëse nuk ke demokraci të brendshme në parti, si mund të bësh demokraci në Shqipëri. Të trija partitë kryesore tek ne nuk u funksionon demokracia.
Nuk besoj se ky formacion do të shkojë larg. Këta mendojnë se shqiptarët e vitit 2022, mendojnë se janë të vitit 1991.
I pyetur se si e gjykon faktin që Autoriteti i Dosjeve publikoi dokumente sipas të cilave Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, u shpreh se nuk është e ndershme për arsyen e vetme se ka një lloj procedure.
Nuk dua të prezumoj një personazh që duhet të ndjekë fatin e vetë përmes procesit gjyqësor. Por ka disa hallka që duhet të shkojnë deri te personazhet. Meta deri dje ka qenë shefi i Forcave të Armatosura të NATO-s dhe një ditë pas daljes nga presidenca, akuzohet në këtë mënyrë.
Më duket se shoqëria jonë është e sëmurë dhe më vjen keq ta them se dosjet nuk janë pastruar asnjëherë sa duhet. Jemi mjaftuar vetëm me fjalët që kanë thënë në parlament njeri kundër tjetrit.
Mendoj që meritonte në këtë rast një procedurë më të drejtë dhe sipas hallkave të duhura dhe jo një rendje kundër një personazhi që ka pasur peshë të jashtëzakonshme në politikën tonë.
Ashtu si Meta e ka hedhur poshtë me shumë vështirësi, më shqetëson se pse nuk ka një ndjekje reale të procesit. Kanë kaluar kaq shumë vite, janë retushuar kaq shumë dosje.
Mjafton të dëgjosh njerëzit që janë marrë me shërbimet inteligjente tek ne çfarë thonë për dosjen. Njerëz të inkriminuar kanë fuqi të bëjnë gjëmën.
Autoriteti duhet të ishte më institucional dhe zoti Meta duhet të presë hapat që do i japë gjyqësori shqiptar për verifikimin e figurës së tij.



