Një shtetas grek është nën hetim pasi u kap në Rinas me një pajisje të dyshuar si përgjues. Joannis Dragounis, shtetas grek, 52 vjeç, u ndalua në Rinas pasi iu gjet me vete dhe iu bllokua një pajisje e dyshuar për përgjim.
Njoftimi i policisë
Më datë 07.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Iraklis Joannis Dragounis, i datëlindjes 21.04.1965, banues në Greqi, me arsim të lartë, me detyrë inxhinier ndërtimi, sepse në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pajisje e dyshuar për përgjim. Nenet 289/ç e 178 të K.P.



