Grabitjet, Softa: Fenomen në rritje, nisin në fund të tetorit dhe vazhdojnë deri pas festave (VIDEO)

Grabitjet, Softa: Fenomen në rritje, nisin në fund të tetorit dhe vazhdojnë deri pas festave (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me rastet e grabitjeve me dhunë të cilat duket se janë shtuar kohët e fundit, ku brenda një jave ka pasur disa tentativa.

Ai u shpreh se ky fenomen është në rritje, ndërsa bëri me dije se fluksi i grabitjeve nisin nga  fundi i tetorit deri pas festave.

Sipas tij, ka disa mënyra për të kryer vjedhje ku një prej tyre është ‘çelësi bullgar’ i cili ndihmon në hapjen e dyerve, prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm në marrjen e masave.

Ky është një fenomen në rritje kohët e fundit sepse vjedhja dhe grabitja tregon se banesat tona nuk janë më të sigurta dhe masat parandaluese për të duhet të jenë në vëmendjen tonë për të parandaluar këto ngjarje të pakëndshme që jo vetëm dëmtojnë ekonominë tonë por dhe sigurinë.

Prandaj ky fenomen ka qenë shqetësues, është rritur kohët e fundit dhe kryesisht janë festat e fundvitit. Me statistika vjedhjet, grabitjet fillojnë nga fundi i tetorit deri pas festave. Mjafton të kujtojmë grabitjen e babagjyshave që u bë në dhjetor.

Më tej ai shtoi se këto grabitje janë shqetësuese sepse ndodhin jo vetëm në banesa, ndërsa bëri të ditur se ndryshimet e njerëzve dhe vetë grupeve kriminale kanë ndryshuar, teksa njerëzit rrisim masat e sigurisë, hajdutët rrisin teknologjinë.

Sot kemi sistem alarmi, dyer të blinduara, kamera dhe ata kanë nisur të përdorin teknologji, për shembull kod elektronik, apo futja e tyre përmes bravës. Ka dalë dhe çelësi bullgar që është bërë i famshëm nga disa agjentë të përdorura në kohën e luftës së ftohtë që hap dyert me lehtësi.

Kur një njeri rrit elementët e sigurisë në një banesë duhet të përcaktojë ku ndodhet, kati dhe pikat e dobëta që janë gjithmonë garazhet, ballkonet, dyert dhe dritaret, objekte që ata mund të hyjnë. Çelësi bullgar dhe jo vetëm janë disa pajisje që futen në bravë dhe marrin relievin e bravës dhe në dy minuta ata janë në gjendje të hapin dyert pa pasur të nevojshme thyerjen e tyre.

Softa bëri të ditur se grabitjet më të mëdha ndodhin në Tiranë pasi mbetet i vetmi kryeqytet i pamonitoruar dhe pa ndriçim. Ai tha se grabitjet ndodhin më shumë ndaj perosnave më pak të mbrojtur që janë kryesisht moshat e treta.

Disa këshilla për njerëzit që hasen me të tilla situata duhet të jenë të qetë dhe kujdesshëm sepse çdo gjë që mund të jetë provokuese, mund të reagojë duke përdorur dhunën, vrasjen se i trembet policisë. Pre e grabitjeve janë kryesisht të moshuarit që i vijnë të ardhurat nga emigrimi. Tirana është i vetmi kryeqytet në botë ndoshta që është i pamonitoruar dhe pa ndriçim, kamera dhe mundësia e grabitjes ekziston. Është kryeqyteti i Shqipërisë i vetmi vend i pamonitoruar, vend ku je i ekspozuar ndaj grabitësve.

Nëse atje s’ka aktivitete atje je i rrezikuar për tu vjedhur apo grabitur sepse s’ka ndriçim te sheshi, shto dhe rastet kur ka shi dhe pothuajse është i padukshëm personi që vjen. Me monopatinat mund të vjedhësh shumë rehat. Sheshi duhet të ndriçohet dhe monitorohet është shumë i rëndësishëm ndriçimi, pasi ndikon në parandalimin e vjedhjeve. Nuk mund të jetë policia gjithmonë përgjegjëse për grabitjet, por ka mundësi për masa shtesë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy