Turqia nuk do të njohë referendumet që po zhvillohen në territoret e Ukrainës të pushtuara nga rusët.
Zëdhënësi i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin e bëri të qartë për CNN, duke nënvizuar se Ankaraja njeh integritetin territorial të Ukrainës dhe popullit të saj.
Ne nuk i konsiderojmë të sakta përpjekjet e njëanshme për referendum, nuk e njohim referendumin në Krime dhe rezultatin e mbajtur në 2014. Qëndrimi ynë për këto referendume të tilla është i qartë.
Turqia, shtoi ai, është i vetmi vend që bën përpjekje të sinqerta dhe përpiqet t'i japë fund luftës.



