Kulla: Europa drejt Luftës së Ftohtë me SHBA-të, mund të ketë konflikte në Ballkan 

Kulla: Europa drejt Luftës së Ftohtë me SHBA-të, mund të ketë konflikte në Ballkan 

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla tha në emisionin “Zonë e Lirë” që Europa sot është në një nga momentet më të errëta të saj të ekonomisë.

Sipas Kullës ky është fillim i luftës së ftohtë Amerikë-Europë, që sa herë ka ndodhur ka sjellë pasoja në kontinentin tonë. 

Kjo punë do shkatërrojë BE-në në fund fare. E para 800 miliardë s’i kanë. Nëse në Gjermani do hidhen 500 miliardë, AfD merr pushtetin.

Britania e Madhe është fuqia më serioze anti-ruse në Europë, 4 kryeministra ka ndërruar në tre vjet. Për të bërë luftë duhet të kesh ekonomi.

Europa është në një nga momentet më të errëta të saj të ekonomisë. Kur Gjermania është në krizë e kupton se çfarë bëhet me ekonomitë e tjera të Europës. S’kanë ku t’i marrin 800 miliardë. Ose do t’i marrin nga bankat amerikane, apo kineze, sepse s’i kanë.

Trump s’ua jep. Ai zotëria është i qartë se çfarë po bëjnë këta, që kanë filluajnë të luajnë nën tavolinë me Indinë dhe Kinën. Ky është fillim i luftës së ftohtë Amerikë-Europë. Sa herë kemi patur luftë të ftohtë Amerikë-Europë, Europa ka plasur nga brenda.

Jemi përballë një divorci të madh Amerikë-Europë që do ketë pasoja. S’do çuditesha që të ketë ndonjë konflikt Greqi-Turqi, në Ballkan”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy