Analisti Andi Bushati humbjen e mandatit të deputetit të Arben Ahmetaj, nuk e sheh me pasimin e të bërit bashkëpunëtor të drejtësisë prej tij.
Më shumë gjasë ka që Ahmetaj të kërkoj strehim politik se sa të bëhet bashkëpunëtor me drejtësinë shqiptare.
Deri më sot edhe tani që është bërë drejtësi e re. Di njeri të thotë që këta që kanë lidhje me sferat e lartë të politikës të kemi të penduar?
Jo! Sepse një drejtësi e kapur, i shërben më mirë heshtja se sa pendimi.
Me drejtësinë tonë të re mund të ndodhë e kundërta që po fole për shefat lart në vend që të lehtësohesh, rëndohesh.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, dokumentet e publikuara nga Belind Këelliçi që sipas tij faktojnë lidhjet e Erion Veliajt me Klodian Zoton, i sheh si dyshime të forta që kryebashkiaku është protagonist tek inceneratori i Tiranës, që te letra ku merr kompetencat e Këshillit Bashkiak, apo te letrat ku thotë që filan kompani të mos paguaj për dherat.
Tregon që është gati një pronar. Që fuqia e urdhrit të tij është si pronar. Për perceptimnin publik Veliaj është një nga përgjegjësit e këtij skandali apo afere.
A kemi një drejtësi që të thotë është i fajshëm apo i pafajshëm? Unë nuk besoj tek kjo drejtësi, e cila luan politikisht.
SPAK vepron vetëm kur i jep leje Edi Rama, nëse në një moment të caktuar për lojën e tij politike Rama do e shpallë Veliajn sipas provave që ekzistojnë si njeri që ka ngrënë kumbulla dhe dardha pas kurrizit të tij, do jetë viktimë e SPAK.
Nëse do i lëshojë SPAK mesazh siç bëri për Ahmetaj, që prokurorët janë të butë, atëherë po.
Këtu është një drejtësi e dirigjuar pokitikisht dhe SPAK dhe Gjykata e Posaçme vepron sipas interesave politike.
Për të parë nëse do veprojë SPAK me Veliaj duhet të shohim çdo bëjë Rama me Veliajn.
Nuk besoj që Berisha është aq i marrë sa presioni i tij do bërë në lëvizje SPAK. Ata s’duan t’ia dinë se çfarë britmash lëshon Berisha nga ballkoni i tij.
Por politikisht Berisha ka gjetur një masë të mirë mbrojtëse.
Berisha në vend të mbrojtjes juridike ka zgjedhur mbrojtjen politike se e ka më lehtë se sa të shpjegojë si dhëndri i tij u bë i pasur të shpjegojë si SPAK vepron me dy standarde.
Ai thotë se unë jam viktimë politike se i njëjti standard që po ndiqet për mua nuk po ndiqet për kundërshtarët e mi politik.
SPAK duhet të bënte një hetim thellësisht juridik, por u implikua politikisht, por SPAK nuk përdor të njëjtin metër.
Nuk ka njeri që nuk dyshon që dhëndri i një Kryeministri të ketë përfituar nga vendimet që nxjerr vjehrri.
Kur heton për inceneratorët nuk merret me vendimet e qeverisë që ka nxjerrë Rama.
SPAK i përgjigjet shprehjes së Ramës që ka disa keqbërës që kanë përfituar atje poshtë, ndërsa i madhi nuk di gjë.
Ndërsa në Rastin e Berishës, SPAJK thotë që Berisha di.
I pyetur nëse Berisha po e respekton a “arrestin e shtëpisë” edhe pse i është ndaluar të komunikojë në publik, Bushati tha se ai po qëndron në shtëpi dhe se nëse quhet thyerje arresti të bërtasësh në ballkon nuk ka shumë rëndësi.
Arresti në shtëpi për mua dhe aq më tepër shoqëruar me mungesën e komunikimit me bashkëpunëtorët politik i dha një konotacion politik çështjes.
Berisha duhej të hetohej deri në fund për të parë ku qëndron mëkati i tij dhe jo ta përdorsh drejtësinë për ta goditur politikisht.
Unë mendoj se kjo çështje ka marrë trajtën e goditjes politike.
Ndaj Berisha bën këtë mbrojtje që ta vërë nën presion SPAK dhe Gjykatën e Posaçme për të treguar që këta nuk luajnë drejt, por kanë një aferë politike kur luajnë me mua.
Opinioni në fillim ishte pro SPAK se sa pro Berishës, por në mënyrën si i zhvillua procesi është më shumë pro Berishës.
Edhe opozita sikur të mbahet në këmbë e pa përçarë nuk ka asnjë shpresë.
Me liderin në burg, me një pjesë që i shërben qeverisë nuk ka asnjë shpresë.
Unë nuk besoj se ka ndonjë shqiptarë që të thotë që opozita në zgjedhjet e 2025 e mund Ramën.
Opozita si e përçarë si e pa përçarë nuk jep më shpresë.
Sot shoqërinë shqiptare tema kryesore është konflikti ende i pashpërthyer mes pak sundimtarëve dhe shumë të sunduarve.



