Partia Socialiste është në kërkimtë muzikës që do ta shoqërojë gjatë fushatës elektorale. Për këtë, kryeministri Rama ka njoftuar hapjen e një votimi që do të pasohet nga një short në ERTV, nga ku propozuesit do të shpërblehen me dhurata.
Postimi i Ramës
Vazhdoni aplikoni, ka plot propozime interesante po ka ende kohë për plot të tjera. Forca! Na duhet nje supermuzikë në rrugën drejt Fitores 2017.
ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SHQIPËRINË QË DUAM.
Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit. Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions.
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit.
Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij.
Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim.Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time.
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës.



