“AKSHI”/ Senja: Kanë qarkulluar 150 milionë euro, pjesën e luanit e ka marrë Meçe dhe Beqiraj. Personazhe të tjerë të policisë janë të përfshirë (VIDEO)

“AKSHI”/ Senja: Kanë qarkulluar 150 milionë euro, pjesën e luanit e ka marrë Meçe dhe Beqiraj. Personazhe të tjerë të policisë janë të përfshirë (VIDEO)

Gazetari Emirjon Senja tha në studion e MCN Live se nuk ka pasur tentativë nga të akuzuarit për të kamufluar abuzimet e bëra në AKSH. 

 

Duke vijuar Senja tha se kanë qarkulluar 150 milionë eruo vetëm nga tenderat e AKSHI-t dhe pjesën e luanit e ka marrë Gerond Meçe dhe Ermal Beqirajt. 

 

Nuk kishin tentativë për të kamufluar veprimet e tyre ashtu siç konfirmoi dosja e SPAK. Që nga fillimi i vitit kemi raportuar si lëvizet dhe si paracaktohen fituesit në tenderat e AKSHIT. Flas për tendera 7-8 milionë euro. Sipas një llogarie që kam bërë duke parë veprimet që janë bërë në pjesën e pagesave të Thesarit të Shtetit, vetëm kompanitë që janë pjesë e njoftimit paraprak të SPAK kanë qarkulluar 145-150 milionë euro vetëm nga tenderat e AKSHI-t. Imagjinoni sa i lartë është abuzimi që dyshohet është kryer. 

 

Pjesa më të madhe e ka marrë "Advanced and Solution" e biznesmenit Gerond Meçe, ka marrë 55 milionë euro gjatë viteve të fundit. Në qendër DYSHOHET se është Ermal Beqiri me 2 kompanitë e tij, “Soft and Solution” dhe “Horizont” që e ka blerë para 2.5 vitesh. 

 

Duke vijuar Senja tha se kjo dosje është më e forat dhe më e guximshmja që ka hetuar SPAK deri më tani duke shtuar se ka personazhe të tjerë të Policisë së Shtetit të përfshirë.. 

 

Pjesë e këtij njoftimi, dyshohet se pjesë e skemë nga FastTech dhe First që kanë qarkulluar njëra 15 milionë  euro dhe tjetra 25 milionë euro. Kjo është dosja më e fortë dhe më  e guximshme e bërë nga SPAK deri tani. 

 

Sipas SPAK kemi pasur dhe një pengmarrje gjatë gushtit. Ishte dhe pjesa e Daniel Shimës dhe për momentin nuk kam reagim. Për Gerong Meçen ka pasur një lloj pengmarrje. Dyshohet se pjesë e këtij grupi është dhe numri 2 i Policisë së Tiranës. Dyshohet se ka dhe personazhe të tjerë që janë qenë në shërbim dhe kanë qenë në shërbim të këtij grupi, pjesë e Policisë së Shtetit.

 

Pjesën e luanit e ka marrë Mece dhe Beqiri. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy