Ka nisur evakuimi në tre fshatra të Delvinës, ku situata me zjarret paraqitet e rënduar. Bëhet fjalë për fshatrat Kopacë, Palvli dhe Vergo, ku flakët dogjën shtëpi, kullota, toka bujqësore dhe ullishte.
Personeli shëndetësor Delvinë i është bashkuar Shërbimit të Urgjencës për përballimin e situatës emergjente që është shkaktuar si pasoje e zjarrit masiv në Rajonin e Delvinës.
Deri tani 5 persona janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës ku janë trajtuar për djegie të shkallëve të ndryshme dhe problemeve shëndetësore të shkaktuara si pasojë e asfiksimit.
Dy raste u dërguan drejt Spitalit të Sarandës. Mes personave që pësoi djegie në trup ishte edhe shefi i Komisariatit të Delvinës komisar Agim Troci që u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkaq në terren ndodhet edhe ministri Pirro Vengu, duke ndjekur nga afër situatën.



