
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Fierit, pasditen e sotme.
Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga dy persona ende të paidentifikuar nga policia, të cilët nën kërcënimin e armës kanë mundur të marrë një shumë parash.
Ngjarja ndodhi në një pikë këmbimi valutor në lagjen "Kastriot" Fier, përballë "Shtëpisë së oficerëve" në katin e parë të pallatit.
Dy persona me kapuçë dhe me armë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të personit me inicialet L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i polcisë
Në datën 09.01.2018, ora 17:40, në lagjen “Kastriot” Fier, përballë vendit të quajtur “Shtepia e oficerëve” në katin e parë të pallatit, dyshohet se nën kërcënimin e armës, dy persona me kapuçë kanë vjedhur me dhunë pikën e këmbimit valutor të shtetasit L.Z, ku kanë marë një shumë prej 70 000 lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Por detaje të tjera kanë dalë për grabitjen e pikës së këmbimit valutor në Fier. Kjo pikë këmbimi valutor është grabitur edhe 2 vjet më parë nga persona të maskuar dhe me armë lodër. Në atë kohë grabitësit u larguan më këmbë pasi i morën punonjëses 1000 euro.



