Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar dhe ka gati një projekligj që synon sigurimin ndaj katastrofave natyrore.
Projekligji përcakton se cilat do të jenë objektet që sigurohen dhe që nuk sigurohen. Aktualisht ai i është dërguar kompanive të sigurimit për konsultim dhe mendim.
Sipas projektit, rreziqet e mbuluara në këtë sigurim lidhen me dëmet nga tërmetet dhe pas tërmetet, zjarret e shkaktuara nga tërmetet, shpërthime të shkaktuara nga tërmetet, rrëshqitje të tokës të shkaktuara nga tërmetet.



