Kate Winslet refuzon modifikimin e “barkut të fryrë” në skenat e seksit

Kate Winslet refuzon modifikimin e “barkut të fryrë” në skenat e seksit

Kate Winslet ka treguar se ajo e refuzoi ofertën e regjisorit për të rregulluar një skenë në film ku barku i saj dukej i madh.

Aktorja pretendoi se Craig Zobel, regjisori i serialit të ri në HBO, “Mare of Easttown”, i kishte thënë që të rregullonte dritat në video në mënyrë që trupi i saj të dukej më mirë.

Winslet, e cila luan rolin e një detektiveje dhe gjyshe, Mare Sheehan në një qytet të Pensilvanisë, tha se ajo e kishte refuzuar rregullimin dhe se i kishte thënë Zobel: "Mos guxo".

Ajo gjithashtu tha se dy herë e ktheu posterin promovues sepse mendonte se ishte ndryshuar shumë.

"Unë i thashë: 'Djema, unë e di se sa vija kam pranë syrit, ju lutem kthejeni siç ishte," tha Winslet, 45-vjeçe, për New York Times.

“Unë i thashë burrit tim: 'A jam mirë këtu? A është në rregull që unë luaj një grua në moshë mesatare e cila është gjyshe dhe që kalon vetëm një natë me dikë? ' 

Ai tha: 'Kate, është shumë në rregull.' "

Aktorja shtoi: "Dëgjo, besoj se njerëzit janë lidhur shumë me Maren pasi është një grua në moshë mesatare dhe që nuk ka filtra.

“Ajo është një grua normale, me të meta, me një trup dhe një fytyrë që lëviz në një mënyrë që është sinonim i moshës së saj dhe jetës së saj dhe nga vjen. Mendoj se jemi të uritur për pak realitet ”, përfundoi Winslet.

Burimi: The Guardian Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy