Shpërthim masiv në Bejrut, konfirmohen 30 viktima, mbi 3000 të plagosur  (VIDEO)

Shpërthim masiv në Bejrut, konfirmohen 30 viktima, mbi 3000 të plagosur (VIDEO)

Një shpërthim i madh ka ndodhur në kryeqytetin libanez Beirut pasditen e sotme.

Një re e dendur tymi shihet në videot që qarkullojnë në mediat sociale. Shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit dhe fillimisht pati raportime për dëme në ndërtesa.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku u këtij shpërthimi, por dëshmitarët në vendngjarje thanë se kishin parë ndërtesa teksa rrëzoheshin dhe shumë njerëz të plagosur. 

Pak orë pas shpërthimit u konfirmuan 30 viktima dhe raportohet për mbi 3 mijë të plagosur.

Kryqi i Kuq i Libanit u bëri thirrje ekipeve të shpëtimit të shkojnë në vendin e ngjarjes menjëherë ndërsa njoftoi se më shumë se 30 ekipe të tjera janë në terren.

"Ju lutemi hapni rrugën për në ambulancat tona", shkroi në Tuiter Kryqi i Kuq.

Shtëpia e Bardhë përmes sekretares së shtypit, Kayleigh McEnany, tha se po e ndjek nga afër situatën. Ndërsa presidenti libanez Michel Aoun urdhëroi ushtrinë të angazhohet në terren.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy