Rikonstruktohen mjediset e Mjekësisë Ligjore, Manjani: Ky shërbim, provë për të shuar çdo dyshim

Rikonstruktohen mjediset e Mjekësisë Ligjore, Manjani: Ky shërbim, provë për të shuar çdo dyshim

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shpreh keqardhjen nga diskutimet e djeshme në komisionet parlamentare, për çështjen e mospranimit për të amnistuar të sëmurët me patologji malinje, në fazë terminale. Manjani ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku u përuruan ambientet e rikonstruktuara të tij, i pari investim në 25 vitet e fundit. Ai theksoi se pavarësisht investimeve në infrastrukturë, ajo që mbetet për t’u përmirësuar është pagesa e ekipit të mjekëve.

“Patologjitë malinje dihet çfarë janë, kanceri. Le të ngrenë alibi, akuza dhe diskutime të paqëna, unë nuk i kam pranuar dhe nuk kam ndërmend t’i pranoj. Kjo është arsyeja se pse ne investojmë, kjo është arsyeja pse ne bëjmë këto salla. Këtë sallë, që është sallë operimi për të vdekurit që të qetësohen të gjallët, nuk e gjejmë dot në sallat e operacionit të të gjallëve për të qetësuar po të gjallët. Është një shërbim siç e shikoni tërësisht publik, jo me konçension, pra funksionon edhe shërbimi publik dhe nga kjo pikëpamje unë mbetëm shumë përkrahës i këtij shërbimi. Tashmë ne duhet që në mënyrë të menjëhershme ta shtrijmë këtë shërbim në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u vijmë në ndihmë qytetarëve të Republikës kudo ku e kanë problemin. Kam një thirrje për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë që mendon se ndarja nga jeta ka ardhur në mënyrë të dyshimtë apo të panatyrshme, ky është vendi ku merret përgjigjja. Mbështes të gjithë ekipin, është një ekip që kanë harxhuar jetën e tyre, ua them me bindje këtë, se nuk është kollaj, mund të flesh dhe në spital civil, por të flesh në morg nuk është një gjë e thjeshtë, pra jetën e tyre e harxhojnë këtu. Paguhen jo mirë, duhet ta them dhe këtë, pra kjo është një reformë tjetër që duhet ta bëjmë. Pra, duhet të kuptoni, që më gjithë vështirësitë, këtu ka burime njerëzore të jashtëzakonshme, ka të rinj dhe të reja, që trajnohen me këtë profesion, i cili është një profesion fisnik dhe një profesion që ne duhet ta mbështesim”, u shpreh Manjani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy