
Dritan Abazoviç, i cili ka marrë mandatin e presidentit për formimin e qeverisë, ka deklaruar për mediat se nga nesër pret progres në negociatat për formimin e qeverisë së re.
“Unë personalisht mendoj se partitë e caktuara kanë pasur dëshirë të kalkulojnë për zgjedhjet lokale. Nuk është diçka e papritur, nuk është diçka që nuk dihet. Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, tha Abazoviç.
“Sa i takon mandatit, kryeministri është gati. Unë nuk do të pranoj shantazhe dhe dëshirën që dikush tjetër të formojë qeveri, jam shumë optimist. Optimizmi ka baza. Nëse dikush ka ide të tjera, le t’i shfaqë ato”, u shpreh ai.
Lideri i URA-s theksoi se “nëse Mali i Zi ka nevojë për një qeveri evropiane, atë mund ta kemi që nesër”. “Nëse dikush nuk dëshiron një qeveri evropiane, por dëshiron ta shtyjë këtë vend në një rrugë tjetër, atëherë duhet të identifikohet me emër dhe mbiemër”, tha ai.



