Britania e Madhe ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm, në çdo rast, derisa ishulli i tyre i pacipë dhe me lagështirë të neveritshme të zhytet në thellësi të detit nga vala e krijuar nga sistemet më të fundit të armëve ruse.
Kështu ka shkruar në Telegram, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev duke iu përgjigjur sanksioneve të Britanisë ndaj 5 shtetasve rusë.
Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se ai ishte "i sigurt" se Ukraina është gati të rimarrë terren ndërsa Kievi përgatitet për një ofensivë të re kundër rusëve.



