Opozita protestë-marshim, përplasje, gaz lotsjellës dhe molotovë në institucionet kryesore

Opozita protestë-marshim, përplasje, gaz lotsjellës dhe molotovë në institucionet kryesore

Opozita ka ndryshuar strategjinë e protestës ditën e pasditen e sotme, ku nga Kryeministria, protesta është kthyer në marshim-protestë.

 

Të prirë nga kryedemokrati Sali Berisha, pas mbledhjes para godinës së Kryeministrisë, marshimi ka vijuar drejt Drejtorisë së Policisë së Shtetit, për të vijuar më tej te godina e Partisë Socialiste dhe më tej drejt zonës së Ish-Bllokut.

 

Gjatë gjithë rrugëtimit të tyre protestuesit kanë shpërthyer molotovë në koshat e plehrave.

 

Situata është përshkallëzuar në ndalesa, pasi protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e forcave të rendit te godina e Policisë së Shtetit.

 

Mirëpo policia ka ngritur barrikada për të penguar avancimin e tyre drejt godinës.

 

Në mbështetje të strukturave vendore janë angazhuar edhe Forcat Shqiponja si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat janë pozicionuar përgjatë perimetrit të sigurisë.

 

Gjatë përplasjes janë shënuar momente tensioni, ndërsa efektivët kanë përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rivendosur rendin, teksa nuk kanë munguar molotovët nga protestuesit. 

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy