Nënkryetari i PD Luçiano Boçi shpalli sot kandidaturën për t’i bashkuar primareve në lidhje me garën për Bashkinë e Elbasanit.
Në një konferencë me mediat, Boçi tha se është koshient për betejën e vështirë që ka me Edi Ramën dhe paratë e pista.
Në atë frikën time, shqetësimin e kam parë gjithmonë Elbasanin që ka ecur vetëm në dy dimensione gjatë këtyre 2 viteve. Nga e sotmja shkon drejt të shkuarës. Një ecje mbrapsht, ndaj dua të angazhohem bashkë me qytetarët e mi të përpiqemi me durim t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm. E di shumë mirë që beteja ime nuk është e lehtë, beteja ime është me Edi Ramën, me korrupsionin, me paratë e pista”.
Kujtojm që Luçiano Boçi është gjithashtu deputet i Kuvendit dhe nëse do të jetë kandidat për kryebashkiak duhet të heqë dorë nga mandati.



