Mes kaosit, tymueseve dhe përplasjeve/ PS voton pr.ligjet në rendin e ditës në Kuvend (VIDEO)

Mes kaosit, tymueseve dhe përplasjeve/ PS voton pr.ligjet në rendin e ditës në Kuvend (VIDEO)

Seanca e sotme e Kuvendit është mbyllur mes kaosit, tensioneve dhe përplasjeve. 

Që para nisjes së seancës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit, duke përmbysur karriget. 

Përfaqësuesit e PS u detyruan të mbanin fjalën nga vendi, duke qendruar në këmbë. 

Nga ana tjetër deputetët e opozitës krijuan zhurmë dhe nxitën ovacione për t’i penguar.

Një tymuese u hodh në foltore nga deputeti Ervin Salianji, me deputetët e opozitës që brohoritën në kor fjalët: “Turp! Turp! Turp!”, ndërsa qeveria miratoi disa projektligje. 

Në një moment punonjësit e Gardës i kanë marrë tymuesen nga dora deputetit Salianji.

Më herët kreu i Rithemelimit Sali Berisha foli për grevë, duke u shprehur se për sa kohë shkelen të drejtat kushtetuese Parlamenti s'mund t'i kthehet normalitetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy