Të shtënat në Bruksel, vrasësi del me video: U hakmora për myslimanët, jam i ISIS

Të shtënat në Bruksel, vrasësi del me video: U hakmora për myslimanët, jam i ISIS

Menjëherë pas sulmit në qendër të Brukselit, në të cilin vdiqën dy persona, vrasësi i dyshuar Lassoued Abdeslam, 45 vjeç, një azilkërkues tunizian, postoi një video në Facebook në të cilën pretendonte se ishte anëtar i ISIS, duke u mburrur se ka eliminuar jobesimtarët dhe duke pretenduar se ka qëlluar për të “hakmarrë ndaj myslimanëve”.

Videoja qëndroi në internet për disa minuta para se të fshihej. Burri, i radikalizuar, ishte tashmë i njohur për shërbimet e inteligjencës.

Lassoued Abdeslam, në videon e publikuar në profilin e Facebook-ut nën emrin Slayem Slouma, shkruan:

Unë jam një muxhahid i Shtetit Islamik, ju pëlqen apo jo. Ne jetojmë për fenë tonë dhe vdesim për të njëjtën fe.

Ai shkroi gjithashtu një mesazh për një fëmijë mysliman të therur me thikë në Çikago të dielën, duke argumentuar se nëse do të kishte qenë i krishterë “do ta kishim quajtur terrorizëm dhe jo një krim brutal”.

Dy shtetas suedezë u qëlluan për vdekje mbrëmjen e së hënës dhe një tjetër u plagos gjatë ndeshjes së futbollit kualifikuese për Euro 2024 Belgjikë-Suedi e cila po luhej në Bruksel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy