Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin dhe përmes një materiali prej 32 faqesh arsyeton se ndërtimet pa leje konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit. Trupa e gjyqtarëve ka rrezuar të gjitha argumentet e paraqitura nga Partia Demokratike në katër seanca gjyqësore, e cila e konsideronte të gabuar VKM e qeverisë. Vendimi është botuar edhe në fletoren zyrtare.



