Çifti Marg dhe Keith Thomas gjatë udhëtimit të tyre me barkë rreth Autstralisë kanë parë nga të gjitha llojet e peisazheve dhe kafshëve por në një moment të caktuar u përballën me një skenë filmi horror.
Gjatë kohës që po lundronin në lumin River, në perëndim të Australisë, barka e tyre u rrethua nga disa peshkaqenë kuriozë të llojit Lemon. Deri në ato çaste gjithçka ishte mëse normale pasi këta peshkaqenë ishin shfaqur disa here gjatë udhëtimit të çiftit. Situata u kthye në drithëruese kur nga hiçi u shfaq edhe një krokodil gjigand. Ky i fundit u afrua drejt barkës i pashqetësuar nga peshkaqenët. Madje të dy speciet e rrethuan çiftin Australian për disa minuta për tu zhdukur më pas në drejtime të ndryshme.
Ngjarja ka ndodhur më 17 korrik ndërsa fotografitë e grabitqarëve janë bërë publike vetë gjatë këtyre ditëve. Dy të moshuarit nuk raportojnë asnjë lloj dëmi nga kjo përballje, përkundrazi kanë dokumentuar gjithçka si një experience të llojit të veçantë.
