Rama: Jemi krenarë për patronazhistët, dy fjalë për kë është shqetësuar se i ka dalë ID

Rama: Jemi krenarë për patronazhistët, dy fjalë për kë është shqetësuar se i ka dalë ID

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 5 në Tiranë, foli për patronazhistët dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve. Ai tha se ndihet krenarë që patronazhistët janë shtrirë në të gjithë territorin dhe tregojnë hallet dhe problemet që kanë njerëzit.

Ai tha, se pa to, PS, nuk do të ishte kjo që është sot. Ndër të tjera, Rama tha se publikimi i kartës së ID, është thjesht një numër që s’të thotë asgjë. Për këtë çështje, ai akuzoi opozitën, e tha se ajo po u mban peng “trurin e njerëzve”.

E pohoj me krenari që kjo parti pa patronazhistët nuk do të ishte partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët as partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë. Kanë emra të ndryshëm po bëjnë të njëjtën gjë, janë rrejti i të gjithë partisë i shtirë në të gjithë territorin, që merr e jep me qytetarët, troket derë më derë dhe shënon perceptimin për hallet e njërit dhe të tjetrit. Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Goxhes jam shumë krenar për patronazhistët e PS.

Jam krenar për ata që në ndihmojnë, ndihmojnë deputetët, kryetarët e bashkisë, për të ditur se çfarë hallesh ka njëri e tjetri. Këta janë urat tona të panumërta me njerëzit, ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID-ra, por ama ID-rat ishin rrugëve deri para disa ditësh ku u mat se Carlo Bollino bleu për 15 dollar, ato që ishin në internet dhe u bllokua faqja. U them të gjithëve as mos e çani kokën fare, jo ju, po të gjithë atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë numri”, u shpreh Rama.

Ndërsa lidhur me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në Kavajë, ku mbeti i plagosur një nga aktivistët e PD, Bledar Okshtuni, Rama tha se është presidenti Ilir Meta ai që vë fitila ngado për të destabilizuar fushatën. Këtë Rama thotë se e bën sepse sipas tij Meta e di se çfarë do ndodhë më 25 prill.

Imagjinoni sikur ta hiqnin personazhin e Ilir Metës në këtë fushatë do ishte krejt e qetë. Është kjo qetësi që e tërbon ilir metën. Vazhdimësi e pa konflikte, të them të drejtën edhe pa gjuhën e urrejtjes sepse Lulëzimin e kanë kurdisur ndryshe këtë herë i kanë kërkuar të bëjë dhëndrin e qeshur dhe gjuha e tij nuk ka urrejtje.

Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën që të destabilizojë Shqipërinë sepse meta e di shumë mirë se çfarë do të ndodhë më 25 prill. Sepse e di se votat në kuti për PS do të pikojnë në kuti siç pikon ky shiu sot”, tha Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy