Gjurmë të koronavirusit janë gjetur në ujin jo të pijshëm të Parisit. Sipas bashkisë, "nuk ka rrezik" për ujin e pijshëm.
Sipas asaj që u njoftua nga Komuna, këto janë "gjurmë minimale" të Covid-19 që do të ishin zbuluar në rrjetin e ujit jo të pijshëm, të përdorura në mënyrë të veçantë për larjen e rrugëve. Por nuk ka "asnjë lloj rreziku" për ujin e pijshëm.
Ishte laboratori që punon për rrjetin ujor komunal që zbuloi "në 24 orët e fundit" praninë në sasi minimale të gjurmëve të virusit në 4 nga 27 pikat e testuara të tij.
Ky zbulim bëri që Komuna të ndërpresë menjëherë përdorimin e rrjetit të ujit jo të pijshëm, brenda kornizës së "parimit paraprak".
Uji i pijshëm, i cili varet nga një rrjet tjetër uji "krejtësisht i pavarur", nuk tregon asnjë gjurmë të virusit Covid "dhe" mund të konsumohet pa asnjë rrezik ", siguron Bashkia.



