
Nëse patinazhi në një liqen të ngrirë alpin të rrethuar nga vargmalet duket i frikshëm, patinazhi në një sipërfaqe transparente ku duket plotësisht fundi i liqenit, është një përvojë mahnitëse.
Luke Mehl dhe gruaja e tij kapën imazhe magjike në akullin transparent të Liqenit të Lepurit, në Alaskë.
Ata bënë patinazh mbi akull, duke pasur një pamje të plotë jo vetëm përreth, por edhe poshtë këmbëve të tyre.
Siç shpjegon Mehl, kushtet e motit, prej kalimit të jashtëzakonshëm të acarit në dimër, lejuan që uji të shkrihej në mënyrë të tillë që akulli i ri i cili u formua të ishte transparent.
“Ajo që e bën këtë akull kaq të veçantë është se, për shkak se ndodhet në një peizazh alpin, lart në male, fundi i liqenit nuk ka bimësi, ka shkëmbinj në vend të dheut dhe kjo është arsyeja pse duket kaq e qartë”, tha Mehl për BBC.
Ai tregoi se në 12 vitet që ka bërë patinazh në zonë, nuk ka përjetuar asnjëherë diçka të ngjashme.



