Njerëz në laborator/ Shumë shpejt, riprodhimi siç e njohim ne nuk do të jetë mënyra e vetme për të lënë trashëgimtarë

Njerëz në laborator/ Shumë shpejt, riprodhimi siç e njohim ne nuk do të jetë mënyra e vetme për të lënë trashëgimtarë

Pavarësisht avancimit të shkencës dhe mjekësisë, infertiliteti nuk ka gjetur ende një zgjidhje përfundimtare. Pamundësia për të pasur trashëgimtarë i bën shpesh njerëzit të drejtohen dëshpërimisht san ë një klinikë në tjetrën. I tillë është rasti i B.D., 35 vjeç, i cili pas vitesh trajtimi me ilaçe, vitamina, madje edhe ndërhyrje kirurgjikale, ende nuk mund të ketë fëmijë.

Por një eksperiment i kryer së fundi në Stanford University është shpresëdhënës. Teknika e quajtur “riprogramim” është praktikisht përpjekje për të kthyer qelizat e marra nga personi në fjalë në gamete funksionale, pra spermë ose qeliza të vezës. Nëse arrihet zhvillimi i një teknologjie që do të bënte të mundur prodhimin e spermës dhe vezëve në laborator, kjo do t’i jepte fund infertilitetit, duke bërë të lumtur mijëra çifte nëpër botë. Por kjo edhe do të hapte një debat në lidhje me krijimin e jetës në laborator.

Asnjë lloj qelize e krijuar në laborator nuk do të kishte impakt social më të madh se qelizat e spermës ose vezëve. Rikrijimi i këtyre të fundit do t’u jepte shkencëtarëve akses në “dhomën e sekreteve”, ku ndodhen lidhjet mes gjeneratave.

Progresi drejt gameteve artificiale është përshpejtuar. Në Japoni, shkencëtarët kanë bërë të mundur lindjen e minjve nga një qelizë e vetme e marrë nga bishti i një kafshe të tillë. Shkencëtarët kinezë kanë njoftuar se kanë gjetur mënyrën për të prodhuar spermën e minjve. Megjithatë deri tani, formula e saktë biokimike që shndërron një qelizë të rritur në vezë funksionale apo spermë nuk njihet ende. Shkencëtarët thonë se është vetëm çështje kohe, një vit ose dy, zbulimi i kësaj formule. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy