Pjetra: Kokoneshi sillej si bajraktar! Plagosja s’ka lidhje me largimin nga puna, kamerat zbardhin të vërtetën (VIDEO)

Pjetra: Kokoneshi sillej si bajraktar! Plagosja s’ka lidhje me largimin nga puna, kamerat zbardhin të vërtetën (VIDEO)

Avokati Ndue Pjetra, i cili mbron të ndaluarin Orges Xhelili, i dyshuar për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, mohon që ngjarja të ketë lidhje me largimin nga puna të klientit të tij.

Duke folur nga studio e MCN Live, avokati deklaroi se kryetari i bashkisë ishte bërë shumë i dhunshëm dhe shumë bajraktar dhe se shumë qytetarë në zonë e kishin problem përballjen me kryebashkiakun.

Në kundërshtim me çdo ligj u merrte tokat, oborret, nuk i dëmshpërblente, i bënte veprimet në mënyrë arbitrare. Për këto veprime arbitrare po hetohet nga SPAK.

Që nga viti 1997 ka pasur një çështje me një grup shqiptarësh që janë marrë me prostitucion, mes tyre dhe ky. Vartësi i tij, një familje shumë e nderuar, i ka mbetur në dorë kryetari i bashkisë.

Veprimet e kryera nga bajraktarllëku dhe policë bashkiak, e bën që të shkojë në vetëmbrojtje. Duke pasur shtëpinë afër është takuar me kryetarin e bashkisë përballë, klienti ynë e ka ofenduar i ka thënë ‘legen’.

Një javë më parë i akuzuari është thirrur për të dëshmuar lidhur me korrupsionin e dëshmuar nga kryetari i baskisë. Ndonëse nuk ka thënë asgjë i ka thënë ‘legen, se po të kisha ndonjë gjë, do ta nxija se kisha mundësi’.

Është thirrur si i punësuar dhe i larguar nga puna. Ka mbi një vit e gjysmë i larguar nga puna. Pas këtij debati ka shkuar te shtëpia, policët bashkiakë e kanë marrë forcërisht, së shpejti do dalin dhe pamjet si ka ndodhë ngjarja.

Kryetari i bashkisë ka thënë se do të kalb në burg, e kanë çuar në rrugë te kryebashkiaku. Në atë moment kur janë grumbulluar gjithë ata ka pasur një biçak, armë e ftohtë.

Me biçak që pret mollë, nuk kategorizohet si armë e ftohtë. Nuk është asgjë e vërtetë, nuk ka ndodhur për largimin nga puna. Kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe ai ka nxjerrë biçakun, e ka godit nga mbas kryetarin e bashkisë, aty ka hyrë shoferi i tij.

Nuk ka lidhje të jetë goditur për shkak të detyrës. Ka dy procese për veprime arbitrare dhe një në SPAK për tenderat e famshëm. Ai e ka konsideruar veten si bajraktar që nuk ia prish kush.

Xhelili ka thënë se ka qenë te shtëpia, i kishte dhënë 50 mijë lekësh vjehrra për të blerë mish.

Duke u kthyer kryetari i bashkisë po debatonte me një femër në rrugë, në atë moment ka debatuar ky me një grua tjetër me probleme mendore.

Ka folur me dikë tjetër, por kryetari i bashkisë ka menduar se ka folur me të. Megjithëse klienti im ka thënë ta mbyllim këtu bisedën.

Duke ikur në shtëpi, kanë shkuar e kanë marrë forcërisht. Nuk mundesh duke qenë kryetar bashkie, të thuash ma sill këtu.

Avokati deklaroi se u pranua masa e arrestit me burg sa të zgjidhet situata dhe iu kërkua gjykatës një afat 2 mujor, që të arrihet në konkluzion tjetër.

Në momentin që do merren kamerat, nëse nuk i thyejnë dhe zhdukim. Nuk dimë nëse organi i akuzës i ka marrë ose jo, këto kamera pasqyrojnë çdo gjë.

Kur ka goditur kryetarin e bashkisë, shoferi ka ndërhyrë dhe e ka kapur biçaku organet e brendshme.

Goditja është tërthorazi. Nisur nga plaga nuk është e qëllimshme.

Lidhur me kohën që kishte pa punë i ndaluari, deklaroi se ka një vit e gjysmë i larguar.

Ajo që ka ndodhur më vonë, është se e shoqja e tij ka qenë drejtoreshë e një poliklinike dhe pretendohet se e ka zbritur nga detyra. Por ai nuk ka kompetencë të ndërhyjë dhe nuk të akuzojë dot se të heq nga drejtoreshë dhe të çon mjeke.

Duke futur hundë gjithkund. Kemi përgatitur një dokument që të merren në pyetje gjithë banorët, se i ka shtypur, i ka marrë tokat, nuk është vetëm ky.

Shoferi ka një goditje, kryebashkiaku ka dy goditje. Klienti im ka thënë se ‘doja ta godisja në të ndenjura, por lëvizi dhe i mori plagët më lart’. Ka dy goditje jo më shumë.

Ka mbaruar punë këtu, kishte ikur jashtë shtetit. Nuk ka ardhur si pasojë e largimit nga puna. Nuk ka pasur motive hakmarrje. E ka mbyllur konfliktin.

Madje janë takuar disa herë për ta sqaruar. Madje thoshte se jam shumë i gëzuar që u largova, madje thoshte se të detyronte të firmoste gjëra non sens.

Akuza është vrasje me dashje për shkak të detyrës, por nuk ekziston. Ne kemi bindjen e plotë se kur të arrijnë provat, të merret në pyetje dhe kryebashkiaku do të jemi në një situatë të tillë.

Për një akuzë të tillë maksimumi i dënimit është deri në burgim të përjetshëm, 35 vite e lart. Kjo do i mbesë të ardhmes. E vërteta është te kamerat.

Edhe organi i akuzës pothuajse ka arritur në një konkluzion që nuk ka lidhje me një vepër kaq të rëndë, por do i mbetet organit të akuzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy