Sali, tre "musketierët"  me puro janë "kriminelët" e futbollit shqiptar!

Sali, tre "musketierët" me puro janë "kriminelët" e futbollit shqiptar!

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, përmes "injorantit dixhital" të tijin ka sulmuar ditën e djeshme presidentin e skuadrës së Partizanit, Gaz Demi, se ka ndikur për favorizimin e ekipit Partizani B. "Injoranti Dixhital" i Berishës shkon dhe më tej ku përveç Gaz Demit, përfshin dhe vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsin Ramën. Kjo akuzë nuk është gjë tjetër përveçse një degardim mendor i një plaku të sëmurë që vetëm vuan. Nëse ka një njeri i cili nuk mund të akuzohet deri më tani për atë çka i ka dhënë futbollit shqiptarë është pikërisht Gaz Demi. Nuk kam asnjë interes ta mbroj Gazin, pasi  nuk e kam asnjë mardhënie me të, por po ti hedhësh një vështrim punës së tij në futbollin tonë është vërtet e madhe. Është njeriu i cili mori përsipër rikthimin e Partizanit në elitën e futbollin tonë, i cili për vite me rradhe u detyrua të dergjej në kategoritë më të ulta.

Një Partizan që qeveria e atij plaku të rrjedhur e la pa shtëpi, duke vënë në rrezik deri shkrirjen e kësaj skuadre e cila është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit shqiptarë. Askush nuk guxonte ta merrte përsipër financimin e Partizanit dhe i vetmi që e mori ishte Gaz Demi. Njeriu i cili e riktheu Partizanin  në Kategorinë Superiore ku është një nga ekipet që lufton për titullin kampion. Një njeri i cili është i vetmi që po ndërton një kompleks model dhe modern për këtë ekip ku do të përfshihet stadiumi, fushat e stërvitjes, akomodimi i lojtarëve si të ekipit të parë ashtu dhe të moshave.

Prandaj, Sali, thuaj "injorantit dixhital" se ka ngatarruar person. Shiko njerzit e tu të afërt, biznesment që ti ke në krah që financojn në futbollit, janë personat që janë përmendur me emër e mbiemër në raportin e UEFA-s për trukime ndeshjes. Deputeti jot Sali, Ridvan Bode, biznesmenët e tu, Sali, Agim Zeqo dhe Ardian Takaj, këta i ke të akuzuar për trukime ndeshjes dhe favorizime të skuadrës së tyre, dhe janë të akuzuar drejpërdrejt nga UEFA. Këta, Sali janë kriminelët e futbollit shqiptarë me pislliqet e tyre!!/ Fatjon Baze, TemA TV

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy