Probleme në zemër, operohet kryepeshkopi Anastas Janullatus

Probleme në zemër, operohet kryepeshkopi Anastas Janullatus

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatus, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër të premten për shkak të shqetësimeve kardiake. Fillimisht Janullatus iu nënshtrua disa ekzaminimeve të cilat i përcaktuan se kishte stenozë të arteries së zemrës dhe brenda disa orësh vendosi të operohej.

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se operacioni ka shkuar më së miri dhe brenda dy ditësh Janullatus do të mund të kthehet në Kryepsikopatë.

“NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në një spital privat në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.

Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë. Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit,

27 qershor 2020,”-thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy