Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi kërkon shpalljen e fatkeqësi natyrore përballë situatës së zjarreve me të cilat po përballet vendi.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Shqipëria është e vetmja qeveri, anëtare e NATO-s që nuk ka një flotë ajrore të mbrojtjes nga fatkeqësitë e natyrës, edhe pse për shkak të natyrës është e kërcënuar nga zjarret.
Prençi tha se gjatë vitit 2025 edhe më parë qeveria shqiptare nuk disponon asnjë rezervë të shkumës, duke shtuar se në luftën kundër zjarrit duhet fillimisht të kufizohet perimetri i zjarrit, përmes shkumës, pastaj të luftohet me helikopterë apo avion.
Sipas tij, Presidenti i Republikës është njeriu më i papërgjegjshëm, që nuk guxon të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të ngritur në alarm qeverinë dhe strukturat përkatëse.
Ai e cilëson si Presidenti kukull, dhe si një kapter që e urdhëron Kryeministri i Shqipërisë.
Jetojmë në një vend ku kemi një qeveri totalisht gangsterësh dhe njerëz të papërgjegjshëm, deri në kriminelë të pashpirt.
Kjo tregohet nga fakti se populli i Delvinës jo më pak se tre muaj më parë e votoi 80% dhe Gramshi 70% dhe Kryeministri nuk bashkohet me shqetësimet e tyre, por bën reklama.
Një qeveri propagande që i ka dështuar komplet sistemi i mbrojtjes civile, duke filluar nga paralajmërimi i hershëm, sistemi i alarmit dhe koordinimit nga strukturat operacionale. Fakti që raportohet se ende nuk ka mbërritur një mjet ajror në zona ku nuk mund të kryhen operacione tokësore, flet shumë.
Shqipëria është e vetmja qeveri, anëtare e NATO-s që nuk ka flotë ajrore të mbrojtjes nga fatkeqësitë e natyrës, edhe pse për shkak të natyrës është e kërcënuar. Kryeministri është përgjegjës për Shqipërinë, jo për Europën.
Ka gënjyer për 12 vjet se Shqipëria do ketë flotë ajrore për mbrojtjen civile. Kryeministri premtoi dy vite më parë se do kemi dy avionët tanë të cilët menjëherë do futen në veprim. Se atje nuk mund të vjedhin qeveritarët.
Shqipëria ka nevojë për tre hidroplanë, për shuarjen e zjarreve se Shqipëria ka 650 ujëmbledhës ku mund të furnizohet avioni hidroplan dhe helikopterët, kemi dhe detin, edhe pse uji i kripur nuk rekomandohet për fikjen e zjarreve.
Gjatë vitit 2025 edhe më parë qeveria shqiptare nuk disponon asnjë rezervë të shkumës. Në luftën kundër zjarrit duhet fillimisht të kufizohet perimetri i zjarrit, përmes shkumës, pastaj të luftosh qoftë me helikopter apo avion. Këto qeveria shqiptare nuk i vuri kurrë.
Presidenti i Republikës është njeriu më i papërgjegjshëm. Unë marrë kurajon qytetare që ta etiketoj si Presidenti më i papërgjegjshëm që nuk guxon të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të ngritur në alarm qeverinë, SHISH, për faktorët e zjarrit, qofshin dhe ata të investuar nga shërbimet e huaja apo jo dhe Policinë e Shtetit.
Presidenti e ngre alarmin si qytetar, si ish-ushtarak, por kur prefekti, bashkia, Kryeministri nuk shpall gjendjen e emergjencës në një bashki të caktuar, nuk motivohem dhe nuk më pranojnë as ata që të japë kontributin tim.
Unë kam dorëzuar mbi 650 pompa të kapaciteteve 25 dhe 20 litra që mund t’i vërë në përdorim çdo ushtar, qytetarë, policë zjarrfikës, për të mos lejuar riaktivizimin. Në Shqipëri ka dështuar sistemi, sistemin e kanë degraduar njerëzit e papërgjegjshëm, patronazhistët.
Ne i shohim njerëzit e shtetit, ushtarët dhe policët, me degë pemësh dhe hashashi për të fikur zjarrin. Ushtarët duhet të jenë me pompa shpine, lëndë plasëse që për shkak të presionit fikin zjarrin.
Presidenti i Republikës duhet të ngrejë alarmin për të gjithë shqiptarët. Është i papërgjegjshëm, Presidenti më kukull, i komanduar nga Kryeministri, nuk është President është një kapter që e urdhëron Kryeministri i Shqipërisë.
Nuk mund të luftohet zjarri me degë pemësh. Presidenti i pret urdhrat nga Kryeministri. Më shumë të organizuar ishin për të çliruar Thethin, ndërkohë që për zjarret nuk ka organizim.



