
Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin.
Kështu, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.
Luan Daci, u dënua me 6 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit shërbim prove, pasi u konstatua se kishte falsifikuar dokumentet, duke fshehur një shkarkim të tij.



