Ago: Mosbindja civile show me orar, kemi një popull të revoltuar që s’frymëzohet për të protestuar (VIDEO)

Ago: Mosbindja civile show me orar, kemi një popull të revoltuar që s’frymëzohet për të protestuar (VIDEO)

Politologu Erbi Ago në ‘MCN Live’ ka komentuar mosbindjen civile të opozitës për të cilën u shpreh se ajo e djeshmja ishte vetëm një show i organizuar me orar dhe letra.

Ai tha se kemi një popull të revoltuar që nuk frymëzohet dot për të dalë në protesta sepse kjo opozitë nuk ka një program të qartë për ti ofruar popullit.

Sipas tij E gjithë kjo që po ndodh sot me këta liderët dytësorë të PD është që secili të dalë pak më shumë në pah si figura e trashëgimtarit se kush do e pretendojë atë pozicion në një moment tjetër.

Mendoj që pronësia nuk ka shumë rëndësi, rëndësi ka përdorimi dhe njerëzit. Ai dje ishte një shoë, për arsye sepse mendoj që mosbindja civile pikë së pari, një mosbindje reale civile, nuk kërkon një protestë opozite për një mbijetesë të vetën, si parti dhe jo si popull opozitar. Ajo ishte një protestë me leje. Si është kjo? Një protestë me letra, nuk është mosbindje civile. Pra, një mosbindje civile me letra është si të kërkosh të dalësh në protestë.

Këtu nuk ka njerëz, nuk ka asnjë. Një protestë reale nuk ka një fund, që hej mbaruam, hajde ikim shtëpi tani, por vazhdon përshkallëzohet, jo thjesht një tjetër vatër, zmadhohet. Ata po nuk luftuan tani s’kanë më mundësi, por ata nuk dalin përtej figurave. Kemi një popull të revoltuar që nuk frymëzohet dot për të dalë aty. Noka dhe eksponentët e tjerë nuk i japim  mundësi askujt tjetër që mendon ndryshe. Mekanizmi është se po të krijohet një parti e re ata thonë është vënë nga Rama apo anasjelltas.

PD sot duhet të sqarojë çfarë plani ka për të ardhmen, jo program nga këto që jemi mësuar ndër vite që do rris pensionin, por më jep mënyrën se si do e bësh këtë pa hyrë te xhepi i të punësuarve dhe vetëpunësuarve dhe jo duke bllokuar rrugët. Nuk ke ngritur një popull duke bllokuar 6 akse rrugësh. Me një popull të revoltuar nëse je parti frymëzuese është e lehtë.

E gjithë kjo që po ndidh sot me këta liderët dytësorë të PD është që secili të dalë pak më shumë në pah si figura e trashëgimtarit se kush do e pretendojë atë pozicion në një moment tjetër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy