Intervista e plotë / Belind Këlliçi: Berisha nuk ka dhënë dorëheqje nga të qenit Sali Berisha...

Intervista e plotë / Belind Këlliçi: Berisha nuk ka dhënë dorëheqje nga të qenit Sali Berisha...

Si asnjë herë tjetër, shumë anëtarë të PD-së e gjejnë shpëtimin nga kriza që ka mbërthyer partinë pas zgjedhjeve, tek ish kryetari i PD-së, Sali Berisha. Në një intervistë dhënë në studion e TemA TV, kreu i FRPD, Belind Këlliçi bën apel për bashkimin e PD-së në këtë situatë përplasjeje mes palëve. Ai shpjegon edhe raportet me Bashën pasi ky nuk e vendosi në listë për deputet.

Në 2015 u zgjodhët në krye të PD-së, si ka qenë marrëdhënia me Bashën gjatë kësaj kohe?

Gara për kryetar të PD-së në vitin 2015 ishte një garë shumë e fortë dhe u zhvillua në një mënyrë të paprecedent, me formulën një anëtar një votë. Ishte një garë shumë e fortë. Deri në fund ndenjëm 3 kandidatë, të tre dhamë dorëheqjen nga të gjitha postet drejtuese në PD në mënyrë që të ishim të gjithë të barabartë në garë. Në këtë garë votuan 10 mijë të rinj të PD-së.

Marrëdhënia me lidershipin ka qenë fantastike dhe korrekte sa i takon bashkëpunimit. Herë-herë FRD ka qenë më shumë aktive se vetë zyrtarët e PD-së. Kemi zhvilluar disa protesta dhe jemi përballur me policinë në protesta.

Pra edhe vetë z. Basha e ka quajtur garën për kreun e FRPD-së një festival të demokracisë. Një garë që ngjalli shumë shpresë tek të rinjtë.

Duket se Basha kërkon t’ju mënjanojë dhe vuri në lista personin që ju mundët në garën për kryetar të FRPD-së. A keni pasur ju një takim me Bashën për të marrë një shpjegim?

Unë kam pasur një bisedë më kreun e PD-së. Mund të jem ndër të vetmit që kam pasur një bisedë, por mbetet konfidenciale. Kam diskutuar për pasojat e vendimit dhe përsa i përket pjesë së dytë të listave. Të rinjtë e FRPD hynë për të dhënë kontribut, jo të marrin. Të rinjtë kanë dhënë një kontribut sikur të ishin kryesuesit e listave dhe jo se ishin në fund të listave. Ata kanë trokitur derë më derë. Kam pasur një bisedë me Bashën dhe jam njohur me vendimin për të mos qenë pjesë e listës. Por pranova dhe që ditën e parë të fushatës kam shkuar nga një cep në tjetrin për të luftuar për fitoren e PD-së.

Cili është pozicioni FRPD në fushatën për kreun e PD, cili është qëndrimi i të rinjve?

Unë si drejtues i FRPD jam neutral sepse këtë më imponon posti. Por të rinjtë janë të lirë të shprehin dhe të japin kontributin e tyre. Dhe disa prej tyre edhe kanë marrë pjesë në fushatën për kryetar të PD-së. Të rinjtë janë duke diskutuar me njeri tjetrin platformat e kandidatëve. Por ajo që është e rëndësishme, është se kanë dhënë një kontribut shumë të madh në zgjedhjet. Ata kanë qenë gardian të zgjedhjeve. Dhe kontributi i tyre do të jetë edhe më i fortë. Do na duhet të përballemi më fort do na duhet një opozitë më e fortë. Do të na duhet të përballemi me një arrogancë më të madhe. Do na duhet që të sensibilizojmë për të gjitha të padrejtat që po bëhen. Dua të shfrytëzoj rastin që pakënaqësitë dhe kritikat për PD t’i zhvillojnë brenda forumeve të PD-së, sepse nuk kemi luksin të përçahemi. Kushdo që sot hedh baltë mbi anëtarët e PD nuk ka agjendën e PD, por të Edi Ramës. I ftoj të gjithë anëtarët e PD të refuzojnë me neveri baltosësit e PD-së.  Duhet të jemi bashkë të gjithë që ta çojmë PD-në atje ku duhet.

Ka disa ish-deputetë që kritikojnë Bashën, por nuk u futën në garë për kryetar të PD-së, çfarë mendimi keni për ta? Për Patozin, Topallin...etj?

PD ka lindur si forca politike që ka sjellë lirinë e mendimit në Shqipëri, luftoi për demokracinë në Shqipëri. Gjithsecili është i lirë të shprehi çfarë mendon. Ka pasur kritika mjaft të forta, pritshmërie kanë qenë të tjera. Ky ka qenë një vendim personal i tij dhe ka marrë përgjegjësitë. Uroj që edhe Topalli edhe Patozi të jenë në ombrellën e PD-së për të bërë një betejë për qytetarët. Duhet të gjejmë forcën brenda vetës të gjithë brenda PD-së që të luftojnë për ringritjen e PD-së. Sigurisht pas një analize të thellë. Unë jam nga ata të cilët mendojmë se duhet një analizë e thellë, se cilat janë shkaqet që na sollën në këto rezultate. Gjithashtu duhet parë kontributi i çdo dege.

Si e gjykoni neutralitetin e Z. Berisha ndaj dy kandidatëve Basha dhe Selami?

Z. Berisha ka pasur një reagim në Facebook, mos gaboj para 2 javësh, në lidhje me të gjithë atë çka ndodhi. Me rezultatin dhe fushatën. Dua t’ju rikujtoj peshën e madhe që ai ka mbi supe. Ai është autoritet i pranuar nga të gjithë. Berisha në 2013 ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga çdo funksion drejtues. Por nuk dha dorëheqjen nga një funksion i vetëm, nga ai i të qenurit Sali Berisha. Ndaj fjala e tij dhe pesha e tij vijon të jetë shumë e madhe dhe gjykimi i tij është të mbaj këtë pozicion.  Por unë do të shfrytëzoja këtë rast që, pse jo, të jap kontributin e tij, të bëj maksimumin për të ndihmuar PD-në, që të dalë nga kjo situatë e vështirë, për t’i mbajtur të bashkuar demokratët, ashtu siç bëri për 23 vjet. Le të japë kontributin edhe kësaj radhe për ta mbajtur PD-në më të madhe. për ta mbajtur PD të bashkuar dhe të shkojmë në zgjedhjet lokale të bashkuar, të fitojmë çdo bashki të Shqipërisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy