Një raketë ruse ka goditur sot qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy, Kryvyi Rih, teksa ishte një ditë zyrtare zie për një sulm që vrau katër persona dje.
Pesë persona u plagosën, përveç atyre që vdiqën kur një raketë ruse goditi një hotel. Ishte pjesë e dy ditëve të bombardimeve të forta nga Moska.
Një tjetër sulm goditi sot infrastrukturën civile, duke plagosur katër persona, tha një zyrtar.

“Kur Kryvyi Rih është në zi, armiku sulmon përsëri. Dhe sërish synon civilët”, tha guvernatori i rajonit, Serhii Lysak.
Rusia nisi dy valë sulmesh me raketa dhe me dron mbi vendin në netë të njëpasnjëshme këtë javë.
Në një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës, Rusia goditi objektivat civile dhe ato të infrastrukturës.
Raportet ukrainase thonë se të paktën 13 persona kanë vdekur pas bombardimeve, ndërsa Volodymyr Zelenskyy premtoi hakmarrje.




