Foni: S’ka monopol në transportin publik në Tiranë. Do ketë korsi të dedikuara në tri linja

Foni: S’ka monopol në transportin publik në Tiranë. Do ketë korsi të dedikuara në tri linja

Kostandin Foni, kreu i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, gjatë një debati me kreun e Nismës Thurje Endri Shabani në "MCN Economy", tha se nuk ka monopol në transportin publik në Tiranë. Sipas Fonit monopol do të quhej në rast se një operator do menaxhonte të gjitha linjat në kryeqytet, ndërkohë që një operator aktualisht menaxhon një linjë të caktuar.  

Monopol do të ishte nëse do ishte një operator, por në fakt janë 11 operator dhe 16 linja. Nuk ka lidhje konkurrenti. Nuk quhet monopol kur një operator menaxhon një linjë. Në rast se një operator do menaxhonte të gjitha linjat në Tiranë do ishte monopol. Ky operator ka një afat të licensës, nuk e ka të gjithë jetën. Është i licensuar për një afat të caktuar. Te të gjitha linjat ka linja të tjera që kalojnë 3-4-5 stacione, edhe më shumë”.

Foni tha se ka nevojë për në flotë më inovative, por operatorët kërkojnë mbështetje financiare për ta realizuar këtë. Ndër të tjera ai foli edhe për projektin për korsi të dedikuara në tre linja të kryeqytetit, projekt që ka marrë miratimin në Këshillin Bashkiak, por ende s’është implementuar.  

A mungon infrastruktura për një shërbim më të shpejtë, pa dyshim që po. Është projekti që do funksionojë për tre linja kryesore, ku do të ketë korsi të dedikuara. Ende s’kanë filluar punimet dhe korsinë e dedikuar. Një nga kërkesat e shoqatës dhe operatorëve është mungesa e infrastrukturës, mungesa e stacionimit të autobusëve që s’kanë hapësirën e tyre për t’u stacionuar. Projekti për korsinë e dedikuar është miratuar, por s’ka filluar akoma. Është shumë problem që autobusët s’kanë një xhep, sepse veturat shkojnë e parkojnë te stacionet e autobusit. Është edhe shkak për një aksident për qytetarin që zbret nga autobusi, në rast se nuk shkon në vendin e tij. Një nga operatorët Green Line ka investuar në flotë hibride, dhe operon në linjën e Unazës, janë gjysmë elektrike.

Të gjithë operatorët duan të investojnë në një flotë inovative, por kanë nevojë për mbështetje financiare. Bashkia në bashkëpunim me GIZ janë duke bërë kalkulimet si duhet të subvencionohen operatorët. Çdo gjë është rritur në këtë vend, bileta e transportit publik s’ka ndryshuar ende. Në vendet e zhvilluara operatorët paguhen në bazë të kilometrave dhe shërbimit. 250 mijë pasagjerë janë post-Covid, se më përpara ka pasur pasagjerë më shumë, është ulur numri nga 35-40 për qind, pasi gjatë pandemisë gjetën alternativa të tjera për të shkuar në punë, me biçikleta apo makina private. A ka nevojë për rinovim të flotës? Patjetër që ka nevojë. Pa mbështetje financiare është e pamundur. Mungesa e infrastrukturës, duket sikur trafikun po e krijojnë autobusët, por trafikun e krijojnë makinat që parkojnë dysh.

Një korsi e dedikuar për transportin publik sjell një shpejtësi më të lartë se kjo aktuale, dhe mendoj që qytetarët do ta lënë mjetin privat, nëse korsia e dedikuar implementohet në të gjitha linjat. Projekti është miratuar për tre linja kryesore, Kombinat-Kinostudio, Tiranën e Re, Unazës. Stacionet do jenë më të plota në informacion, do ketë edhe tabela elektronike. Do hiqen korsitë e parkimit dhe do ketë vendqëndrim për autobusët. Operatorët e kanë kërkuar rritjen e çmimit të biletës, jo se duam, por për arsyen se nuk mbulojmë dot shpenzimet dhe kostot. Por në rast se e subvencionon qeveria qendrore dhe vendore, për operatorin pak rëndësi ka”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy