Kompensimi për ndërtuesit, Lazimi: Procesi nuk ka qenë transparent! Efekti duhet të ishte i limituar në kohë

Kompensimi për ndërtuesit, Lazimi: Procesi nuk ka qenë transparent! Efekti duhet të ishte i limituar në kohë

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se nuk ka pasur transparencë nga qeveria në lidhje me procesin e kompensimit të kompanive ndërtuese për kontratat publike sipas aktit normativ.

Duke vijuar logjikën e tij, Lazimi tha se efekti i aktit normativ duhet të ishte i limituar në kohë dhe se duhet të ishin bërë verifikime për kohën kur produktet janë blerë nga kompanitë si dhe për çmimin e lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare.

Para verës së kaluar pati rritje të lëndëve të para. Një pjesë e produkteve prodhohen në Shqipëri. Nuk kemi pasur proces të detajuar si ka vajtur nga akti normativ në zbatim. Qeveria duhet të kishte proces monitorimi dhe transparence dhe atë herë u aludua se kishte një kosto 60 milionë euro. Duke pasur prioritet të tjera,si shtresat që u goditën më shumë, unë besoj që qeveria duhet të kishte bërë prioritetizim.

E dyta është për sa kohë do të jetë në fuqi akti normative. Efekti duhet të ishte limituar vetëm për projektet që ishin në proces.

Kishte nevojë për të pasur një lloj kalibrimi më të mirë. Cilat janë veprat publike, çfarë impakti kanë, se ndryshe një shkollë dhe një rrugë. Duhet të ishte limituar në kohë. Kush i bën verifikimet kur është blerë malli. Çmimet e lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar një ulje.  Duhet të kishim një raport, sa nga ky fond është shpenzuar për të kompensuar kompanitë, kush janë kompanitë që janë kompensuar, si kanë ecur veprat në terren. A duhet të kishte masë kompensuese për veprat që duhen në kohë? Patjetër që po.

I ndalur dhe tek ndërtimi i banesave sociale nga bashkia e Tiranës dhe taksa 3%, Lazimi tha se pronarët e kompanive preferojnë që të paguajnë në para dhe jo në sipërfaqe dhe se kjo është logjike.

 Bashkia e Tiranës një pjesë të mirë të buxhetit e ka për shkak të rritjes së taksës së infrastrukturës, funksionon si TVSH. Pagesa e taksave nuk e ka reduktuar numrin e ndërtimeve. Nëse ka qenë qëllimi është e kundërta, ndërtuesi e ka transferuar tek blerësi. Ndërtimi, impakti që ka pasur është më e lartë se rritja ekonomike, nuk mund të themi që ka rritje ndërtimi 3%. Ndërtimi s’ka pasur ndalesë, nëse tjerat kanë pasur stopim.

Mendoj se nëse është më mirë të merrej para kesh, dhe të përcaktohej në mënyrë ligjore. Nëse bashkia ka këtë fond, duhet që të monitorohet. Këto 10 milionë euro të jenë vetëm për këtë qëllim. Ndërtuesve i intereson që këtë taksë mos ta kenë në formë sipërfaqe, por në formë pagesë. Nëse bashkia ka qëllim të ndërtojë banesë sociale nuk i intereson ta bëjë në çdo ndërtesë.

Është më logjike që ndërtuesit do preferonin pagesën kesh. Për mua nuk ka sens një taksë e tillë ku vendoset një normë sipërfaqeje. Më mirë të ishte vendosur që në fillim, është një taksë e re, për banesat sociale, dhe të përcaktoheshin ku do ishin pagesat sociale. Duhet të ketë një lloj qartësie. Kjo është një taksë që i jep frymëmarrje bashkive për të realizuar një objekt social. Problem është kur bëhet evazion kur interpretohet ndryshe nga bashkitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy