Regjisori Kastriot Çipi deklaron se Banka Qendrore Europiane është krijuar si bashkim i bankave kombëtare të vendeve anëtare dhe se nëse bankat anëtare privatizohen bankat qendrore europiane ngre pikëpyetje nëse do të quhet private apo publike. “Banka Qendrore Europiane zyrtarisht duket si publike, por nëse këto që e përbëjnë privatizohet, çfarë i bie të jetë Banka Qendrore Europiane? Banka Italia është privatizuar. Nëse ka përbërje të privatit, publike nuk është më, është mikse. Banka jonë për fat të mirë, është ende publike.” Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, shprehu shqetësim që Banka Qendrore Euriopian, synon të fusë monedhën dixhitale.



