
Masakra në Bucha nuk është rezultat i një dite. Për vite me radhë, elitat ruse dhe propaganda kanë nxitur urrejtje, duke ushqyer idenë e superioritetit rus, të mungesës së humanizmit të ukrainasve, duke hedhur bazat e kësaj ngjarje. Unë nxis të gjithë studentët në botë që të studiojnë atë që shkaktoi Bucha-n.
Është ky postimi i bërë në Twitter nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Qeveria ukrainase ka nisur një hetim për krime lufte pasi deklaroi se trupat e mbi 400 civilëve u gjetën në Bucha.
Disa prej tyre u zbuluan në varre masive, ndërsa një pjesë i kishin duart e lidhura dhe ishin qëlluar nga një distancë e afërt.



