Sot në Greqi janë rregjistruar 588 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e të prekurve në total që prej fillimit të pandemisë në 131.072. Ndërkohë 11 nga rastet e zbuluara ditën e sotme janë indetifikuar në kufinj.
Sakaq po sot janë shënuar edhe 70 viktima, duke shkuar në total në 4.172 vdekje që prej fillimit të pandemisë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 800 pacientë, të cilët kanë lënë spitalin.



