
30 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur, si pasojë e një sulmi me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk në Ukrainë.
Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk. Zyrtari bëri me dije se gjatë sulmit në stacion kishte mijëra njerëz të cilët po prisnin trenat.
Kreu i Hekurudhës në Ukrainë tha se stacioni u godit nga dy raketa. Kramatorsk njihej gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore.



