Dita e parë e shkollës për princit Xhorxh në Britaninë e Madhe. Ai është paraqitur në shkollën private “Thomas’s” së bashku me të atin, Uilliam.
Ajo që ra menjëherë në sy ishte mungesa e mamasë, Kejt, për shkak të problemeve të muajve të parë të shtatzënisë.
Vogëlushi 4-vjeçar është ndër më të vegjlit në klasën e tij. Shkolla që prindërit kanë zgjedhur për të në Britani përshkruhet si “edukimi anglez më i mirë që paratë mund të blejnë”. Pagesa aty është 17 604 paund (rreth 20 mijë euro).



